I dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani

I dënuar për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani

Foto ilustruese TIRANË- Një 51-vjeçar brazilian është arrestuar nga policia në Rinas, pasi rezulton i dënuar për vrasje. “Arrestohet gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, një shtetas i dënuar në Brazil, për vrasje. Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja””, njofton Policia. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në...