Kush e ka fajin për vrasjen e gjyqtarit? KLGJ: I kërkuam mbrojtje Policisë, na thanë ‘s’kemi mjaftueshëm efektivë’

Kush e ka fajin për vrasjen e gjyqtarit? KLGJ: I kërkuam mbrojtje Policisë, na thanë ‘s’kemi mjaftueshëm efektivë’

Gjyqtari i vrare astrit kalaja TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në një deklaratë për mediat, është shprehur se prej kohësh ka kërkuar shtimin e punonjësve të policisë në sallat e gjyqit dhe në ambientet e gjykatave, për shkak të ngjarjeve që mund të sillnin pasoja në jetët e gjyqtarëve dhe personelit. Në një shkresë që i kanë drejtuar Policisë së Shtetit, në Nëntor të vitit 2023, këshilli ka kërkuar shtimin e efektivëve në sallë. Por në përgjigjen që kanë marrë në këmbim, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.  Pas kësaj...