Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Kemi ekspresin më të mirë”/ Rama në konferencën “Walk21”: Vijon puna për lirimin e hapësirave publike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane. Ai u shpreh se vijon puna për lirimin e hapësirave publike, ndërsa përmendi faktin që sipas rregullave të reja çdo ndërtues që merr leje ndërtimi, do të detyrohet të kontribuojë në fondin e gjelbër me pemë. “Duhet të luftojmë çdo ditë për të hequr strukturat e përkohshëm që kanë zënë trotuare dhe hapësira publike ku janë vendosur tavolina dhe karrige pa fund për të servirur ekspresin, që e kemi më të mirin, por ky nuk është justifikim....