Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar me një deklaratë, duke shprehur dhimbje, indinjatë dhe njëkohësisht duke hedhur dritë mbi paralajmërimet dhe kërkesat që i janë bërë prej kohësh institucioneve përkatëse për garantimin e sigurisë në gjykata. Në një njoftim zyrtar për shtyp, KLGJ e cilëson vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit si një “sulm ndaj vetë themeleve të drejtësisë, ndaj autoritetit të gjykatës dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë”. KLGJ ka bërë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencat zyrtare me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme, duke theksuar se kërkesat për më shumë efektivë policie në gjykata janë refuzuar për mungesë personeli. Në shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, Këshilli...