Ekzekutimi i Kalasë, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi, Rama po e shfrytëzon për të kaluar Kodin Penal

Ekzekutimi i Kalasë, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi, Rama po e shfrytëzon për të kaluar Kodin Penal

Ekzekutimi i gjykatësit Astriti Kalaja për kreun e Partisë Demokratike, dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se vrasja e drejtësisë është triumfi i vetëgjyqësisë, në të cilën askush nuk ka të ardhme. “Theksoj se ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj sikur të ishte në shesh apo rrugë të qytetit, dëshmon gjithashtu dështimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe sorosianët e tjerë, të bazuar kjo në korrupsionin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar, reformës që de facto privoi qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, di asnjëherë në tërë historinë e tyre, si asnjëherë në historinë e Europë”, u shpreh kreu demokrat. Sipas kreut të...