Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

Sfidon Manastirliun, Binajn dhe Qorin! Hyn në garë edhe komunisti Marko Dajti

Marko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë pritet të jetë kandidati i radhës për Bashkinë e Tiranës. Burime për A2CNN bëjnë me dije se Dajti brenda pak ditësh do të shpallë kandidaturën për të sfiduar Ogerta Manastirliun, Arlind Qorin dhe Florian Binajn. Sa i përket aktorit, ai do të kandidojë si i pavarur dhe do të mbështetet nga forcat opozitare. Lidershipi i Partisë Demokratike në një mbledhje të zhvilluar paraditen e së hënës vendosi që në morinë e emrave të mbështesë Binajn, i cili kishte shprehur interesin e tij për të qenë në garë vetëm dy ditë më parë. “PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të...