Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            ‘Ndjej se do kemi probleme’, ja çfarë deklaroi gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës
                            Para nisjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja kishte shprehur shqetësimin e tij, duke thënë: “Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje të tjera gjyqësore me ta”. Kalaja u qëllua për vdekje gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjykatës, ndërsa të plagosur mbetën Rakip Kurtja dhe djali i tij, pala tjetër e procesit gjyqësor. Policia ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhain e tij Gjon Shkambi dhe punonjësin e sigurisë së Apelit.