Studiuesit: Mikroplastikat hyjnë në zorrë dhe paraqesin rrezik për kancer

Studiuesit: Mikroplastikat hyjnë në zorrë dhe paraqesin rrezik për kancer

Ndotja nga plastika ka të ngjarë të kontribuojë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë për shkak të grimcave të vogla që hyjnë në zorrën e njeriut dhe shkaktojnë kaos në mikrobiomë, thonë studiuesit. Shkencëtarët që folën në një konferencë mjekësore në Berlin thanë se gjetën "aktivitet të ndryshuar metabolik mikrobik" në mostrat e jashtëqitjes së njerëzve, të ekspozuar ndaj polistirenit dhe "llojeve të tjera të zakonshme të mikroplastikës". Disa nga grimcat plastike u zbulua se ndikonin në lizinë, një aminoacid jetësor që trupi e merr nga ushqimi, si dhe në acidin laktik, të cilin trupi e prodhon ndërsa zbërthen karbohidratet gjatë aktivitetit fizik. Plastikat u zbulua gjithashtu se shkaktonin ndryshime në zorrë, që "pasqyronin modele të lidhura më parë me sëmundje të tilla...