“Shteti dështoi ta mbroj”/ Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Astrit Kalaja u vra si në kafene, vrasja e drejtësisë…

“Shteti dështoi ta mbroj”/ Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Astrit Kalaja u vra si në kafene, vrasja e drejtësisë…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka dënuar edhe një herë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai u shpreh se eliminimi i tij brenda sallës së gjyqit është krim shtetëror, kjo për shkak së shteti dështoi të mbrojë zyrtarët brenda institucioneve ku ushtrojnë detyrën. “Nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës dhe ekzekutimin në detyrë të një zyrtari. Dënoj me forcë aktin e djeshme dhe shpall ngushëllimi tim për familjarët.Ekzekutimi në sallën e gjyqit si të jetë në një kafene të qytetit tregon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshnetin e parë e të vetëm në Europë. Vrasja në sallën e gjyqit ngjitet në shkallën e krimit shtetëror, kjo jo sepse plumbat u shkrepën nga shteti, por...