Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BB rrit parashikimin për rritjen e Kinës në 4.8%, pavarësisht tensioneve me SHBA-në
Banka Botërore rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës për vitin 2025, si pjesë e një përmirësimi të përgjithshëm të pritshmërive për Azinë Lindore dhe Paqësorin, pas një vere të shënuar nga pasiguri ekonomike për shkak të tarifave të reja të SHBA-së që tronditën ekonominë globale.Sipas vlerësimeve të reja, ekonomia kineze pritet të zgjerohet me 4.8%, nga 4% që parashikohej në prill. Ky projeksion i afrohet objektivit zyrtar të Pekinit për rritje rreth 5% të PBB-së në vitin 2025. Ekonomistët e Bankës Botërore nuk dhanë një arsye të saktë për ndryshimin e parashikimit, por vunë në dukje se ekonomia e Kinës ka përfituar nga masat mbështetëse të qeverisë, të cilat mund të humbasin efektin vitin e ardhshëm.Tensionet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së u përshkallëzuan në...