Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / ‘Hajde këtu hajde, se e vrava unë’, momenti kur Shkambi i dorëzohet forcave të rendit
Në media janë publikuar pamjet e kamerës së sigurisë që ndodhet në oborrin e Gjykatës së Apelit, ku shihet sesi 30 vjeçari Elvis Shkambi qëndron me duar në xhepa pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa xhaxhi i tij tymos cigare, kurse dy burra të tjerë me tej tundin derën e Gjykatës. Pranë Elvisit, personi me çantë dhe që tymos cigare është pikërisht xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. “Hajdeni, unë jam vrasësi”, thotë Elvis Shkambi, tek polici i parë që i afrohet, ndërsa ky i fundit duket i hutuar dhe e mban prej krahu. 30 vjeçari i thotë dhe diçka tjetër, por nuk kuptohet sepse video është pa audio, dhe aty duket se polici kthjellohet se Elvis Shkambi është vërtet vrasësi dhe menjëherë nis veprimet...