“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira e as të barabarta”/ Reagon ashpër Blushi: Bandat dhe krimi i organizuar…

“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira e as të barabarta”/ Reagon ashpër Blushi: Bandat dhe krimi i organizuar…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, ndryshe nga sa pretendohet. Në fjalën e tij në Komisionin e ligjeve, Blushi solli në vëmendje rastin e Bashkisë së Vlorës, ku sipas tij banda me bexhe morën peng kutitë e votimit. “Zgjedhjet e 11 majit nu ishin as të lira e as të barabarta. Në PE u tha se bandat dhe krimi i organizuar penguan rrotacionin politik në Shqipëri. Të dëgjoj nga ju përgatitjet që bërë që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme me duket vijim i retorikës politike të kryeministrit. Nuk keni marrë asnjë masë për zgjedhje të lira e të ndershme por u bëtë palë...