Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet më tej në vitin 2026, në 3.5 për qind, nga 3.7 për qind në vitin aktual.“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet në 3,7 për qind në vitin 2025 dhe 3,5 për qind në periudhë afatmesme, për shkak të pasigurive në tregtinë globale dhe ndryshimeve në perspektivën ndërkombëtare. Megjithatë, një zbatim më i shpejtë i reformave të mbështetura nga BE-ja mund të përshpejtojë ritmin e rritjes së të ardhurave për frymë deri në 3.1 për qind mbi skenarin bazë si edhe konvergjencën me standardet e jetesës së BE-së.”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.Edhe vendet e rajonit janë në të njëjtën linjë.Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, parashikohet që rritja e kombinuar ekonomike e Shqipërisë, Bosnjës...