Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit: Kishim frikë, qëndruam të fshehur!

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit: Kishim frikë, qëndruam të fshehur!

Një avokate nga Lushnja ishte e pranishme në gjykatën e apelit kur ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. “Frika dhe pasiguria në çastet e para prekën të pranishmit në ambientet e gjykatës kur u dëgjuan të shtënat”,  tregon avokatja Solvega Topulli  . Sipas saj, pasi pa të plagosurit dhe gjyqtarin Kalaja të gjakosur, të pranishmit e tjerë kanë mbyllur dyert  e sallës së gjyqit dhe kanë qëndruar të fshehur. Vrasjen e gjyqtarit dhe plagosjen e dy dëshmitarëve e cilëson si ngjarjen më të rëndë të ndodhur ndonjëherë ndaj drejtësisë. Kontrollet në gjykata nuk ekzistojnë sipas avokates dhe situata është e pasigurt edhe në gjykatën e shkallës parë në Fier, raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa. Masat e sigurisë në këtë gjykatë nuk ekzistojnë as...