Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga shitës ambulant rruge para dy vitesh në kombëtare, historia frymëzuese e 21-vjeçarit të Argjentinës
Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni, ka befasuar me përfshirjen e disa lojtarëve të rinj për miqësoret ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos, por më shumë vëmendje mori 21-vjeçari Lautaro Rivero, ish-shitës ambulant në rrugë, një histori frymëzuese suksesi. Rivero, mbrojtës qendre me këmbë të majtë, tërhoqi vëmendjen e River Plate, klub i cili aktivizoi klauzolën e rikthimit për ta pasur në dispozicion për Botërorin e Klubeve. Para ngritjes së tij në futboll, jeta e Rivero ishte e vështirë. Deri pak vite më parë, ai shiste në rrugë për të ndihmuar familjen. I lindur dhe rritur në Moreno me 5 vëllezër e motra, Rivero e filloi futbollin në klubin lokal Los Halcones, më pas kaloi te Villa Luro Norte dhe La Victoria, derisa në moshën 14-vjeçare...