Dy vite nga sulmi i 7 tetorit/ Sinjale paqeje shihen në horizont, Hamasi pozitiv për një armëpushim të mundshëm

Dy vite nga sulmi i 7 tetorit/ Sinjale paqeje shihen në horizont, Hamasi pozitiv për një armëpushim të mundshëm

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 732-të, teksa sot shënohen dy vjet nga sulmet e 7 tetorit. Izraelitët kanë përkujtuar përvjetorin në Festivalin e Nova, në shkretëtirën e Negevit, aty ku në vitin 2023 u vranë 1,250 persona dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Familjet e viktimave u mblodhën në vendin e masakrës, ku mbajtën një minutë heshtje në nderim të të humburve. Atmosfera e dhimbjes dhe kujtimit është shoqëruar me thirrje për drejtësi dhe përfundimin e dhunës që vazhdon prej më shumë se dy vitesh. Ndërkohë, në Egjipt ka përfunduar raundi i parë i negociatave midis Hamasit dhe Izraelit, që synojnë një armëpushim të mundshëm në Rripin e Gazës. Burime pranë delegacionit të Hamasit kanë deklaruar se bisedimet janë...