Trump mund të godasë ushtarakisht narko-shtetin e Venezuelës pasi Maduro refuzoi të japë dorëheqjen

Trump mund të godasë ushtarakisht narko-shtetin e Venezuelës pasi Maduro refuzoi të japë dorëheqjen

Nga Emma Bussey, FOX NEWS Presidenti Trump ka ndalur diskutimet diplomatike me Venezuelën në përpjekjen e tij për të ndaluar trafikimin e drogës dhe aktivitetet e karteleve në SHBA, sipas një raporti të ‘New York Times’. Mediat cituan zyrtarë amerikanë dhe thanë se Trump ka mbyllur derën për negociata, gjë që mund të çojë në një rritje të veprimeve ushtarake kundër trafikantëve të drogës, anijeve të kartelëve ose qeverisë së presidentit Nicolás Maduro. Sipas raportit, Richard Grenell, i dërguari special presidencial që po udhëhiqte bisedimet me Maduron, u informua më 2 tetor se të gjitha kontaktet diplomatike duhet të ndalen. Gjatë një takimi me udhëheqësit më të lartë ushtarakë, thuhet se Trump e ka telefonuar direkt z. Grenell dhe i ka dhënë urdhrin e ri....