Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykatat ndërpresin punën….
Pas vrasjes në krye të detyrës së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka nisur një reagim i përgjithshëm i të gjithë gjykatave në vend. Mësohet se gjykata e Vlorës ka ndërprerë punën për 3 ditë, si reagim i ngjarjes së djeshme, ku u vra me armë zjarri në sallën e Gjykatës së Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja. Ndërkohë mësohet se Gjykata e Dibrës ka pezulluar të gjitha seancat dhe shërbimet e tjera për ditën e sotme. Gjithashtu Gjykata e Apelit uli sot në gjysmështizë flamurin në nder të gjyqtarit të ndjerë, nërsa pezulloi të gjitha gjyqet e planifikuara për sot (7 tetor). Në një njoftim për publikun edhe Gjykata e Tiranë ka pezulluar për dy dite gjyqet për çdo çështje.