Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
DETAJET – Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, arrestohen 3 persona…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, nga shtetasi Elvis Shkambi, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes. Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj. Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin Rakip Kurtaj, i shoqëruar nga...