Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasje me paramendim? Dëshmia e Elvis Shkambit: Më kishte ardhur në majë të hundës, por mendja m’u mbush në sallë
Elvis dhe Gjon Shkambi dhe gjyqtari astrit kalaja TIRANË- Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të apelit Astrit Kalaja, në dëshminë e tij paraprake pas ngjarjes është shprehur se krimin nuk e ka pasur me paramendim, pavarësisht se kishte hyrë i pajisur me armë në sallën e gjyqit. Shkambi është shprehur se vendimin për ta vrarë e ka marrë në momentin kur gjyqtari është shprehur në favor të palës tjetër. "Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen por aty m'u mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh", ka thënë 30-vjeçari. Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seancae...