Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur me një minutë heshtje për të nderuar gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit, ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ulsi Manja e ka cilësuar vrasjen si një akt barbar dhe ka kërkuar ndëshkimin shembullor të autorëve. “Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e...