Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Konflikt mes të rinjve në Lezhë, njëri në gjendje të rëndë në spital, arratiset tjetri
                            Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë. Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh. Sipas burimeve të korrespondentes Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.