“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”, Tirana i përgjigjet Beogradit: Historia nuk rishkruhet me retorikë!

“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”, Tirana i përgjigjet Beogradit: Historia nuk rishkruhet me retorikë!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar me forcë ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë, që akuzon institucionet e Kosovës “për persekutimin e serbëve” dhe shpërndarjen e “retorikës luftënxitëse”. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme shpreh keqardhjen për përpjekjen e Serbisë për të rikthyer “hijet e së shkuarës” dhe thekson se deklaratat e bëra janë të pabaza dhe të mbështetura në raporte të diskredituara, si ai i Dik Martit, për të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendase kanë dëshmuar se janë pa prova të vërteta. Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë përpjekjet për të ndryshuar rolet e viktimës dhe agresorit, duke theksuar se e vërteta e ngjarjeve të vitit 1999, është e njohur dhe nuk mund të rishkruhet përmes retorikës....