Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme dhe ndryshimet e “Zgjedhores”, Celibashi: Dekreti i Begajt, fuqi zbatuese!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit, si dhe për çështjet që kërkojnë ndërhyrje në Reformën Zgjedhore. Gjatë një interviste për “Mirëmengjes Shqipëri” në RTSH, Celibashi foli për ndryshimet që duhet të behën në Reformën Zgjedhore, ku theksoi si çështjen më urgjente pamundësinë për të votuar të shumë zgjedhësve që për arsye të ndryshme nuk mund të jenë fizikisht në qendrën e votimit. Ai shtoi se një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është mungesa e rregullave të qarta për zhvillimin e referendumeve. “Financimi i partive, fushata zgjedhore dhe rregullimi i saj, financimi i palëve të treta që nuk marrin pjesë në zgjedhje...