Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Violinistja shëtitëse duke fjetur”, piktura që të rrëqeth sa herë e shikon
Nga Albert Vataj “Violinistja shëtitëse duke fjetur”, një bukuri delikate që ngjeth. Kjo është një punë shumë e bukur dhe shprehëse e piktorit rus, Franz Alekseyevich Roubaud, i cili është arsimuar, ka jetuar dhe krijuar në Gjermani. Roubaud u lind më 15 qershor 1856 në Odessa dhe vdiq në Munich, më 13 mars 1928. Ai vdiq në moshën 71-vjeçare. Franz Alekseyevich Roubaud, ishte një piktor rus. Ai shquhej për pikturën panoramike. Punët e tij ishin në përmasa shumë të mëdha, aq sa shumë panaire dhe studio arti janë detyruar të përshtatin ambientet enkas për të ekspozuar pikturat e tij. “Violinistja shëtitëse duke fjetur” është një punë shumë joshëse dhe me peshë emocionale. Ajo përcjell fatin e artistit të rrugës, një fat i trishtë që rreket...