Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Komisionet parlamentare nderojnë me një minutë heshtje
Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur sot me një minutë heshtje, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra ditën e djeshme brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. “Akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Ulsi Manja. “Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një gjyqtar është vrarë në krye të detyrës. Para se të fillojmë...