Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministrja Spiropali takim me ambasadorin Gonzato: Çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Përmes një postimi në rrjet social, Ministrja Spiropali shprehet se ne ambasadorin Gonzato foli për sfidat e integrimit dhe punën për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin në BE. “Me Ambasadorin Gonzato çojmë përpara partneritetin e plotë për sfidat e integrimit dhe punën që na pret në çdo sektor për mbylljen e kapitujve, si dhe ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë”, shkruan Spiropali në Facebook. Top Channel