Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
172.067 vizitorë në 9 muaj në Qendrën Muzeore Krujë
Qendra Muzeore Krujë në nëntë muajt e këtij viti ka pritur 172.067 vizitorë. Muzeun Gjergj Kastrioti në Krujë gjatë kësaj periudhe kohore e kanë vizituar mbi 147.000 vizitorë, ndërsa muzeun Etnografik rreth 25 mijë vizitorë. Numri i vizorëve në nëntë muajt e vitit bëhet me dije nga Qendra Muzeore Krujë, që shprehet se edhe pse tani jemi në tetor vizitueshmëria mbetet e lartë. Këto ditë tetori ishin dhe maturantë nga Kosova që vizituan Muzeun e Krujë, duke u njohur me historinë dhe trashëgiminë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Muzeu i Skënderbeut në Krujë është dhe një ndër më të vizituarit në vendin tonë. Ndërtesa e muzeut është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle Mesjetare Shqiptare me nje fokus kryesor në dokumentimin...