Prurjet e reja të kredive me probleme u rritën në gjysmën e parë të vitit

Prurjet e reja të kredive me probleme u rritën në gjysmën e parë të vitit

Sektori bankar ka regjistruar më shumë kredi të reja me probleme për gjysmën e parë të këtij viti. Në qershor 2025, fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 1.7% dhe 1.8% një gjashtëmujor dhe një vit më parë.Nga ana tjetër, norma e rikuperimit të kredive me probleme u rrit në rreth 15% nga 13% një vit më parë. Norma e rikuperimit tregon vlerën e kredive që janë hequr nga kategoria e kredive me probleme dhe që kanë kaluar në klasat performuese gjatë një viti, në raport me tepricën e kredive me probleme në fund të periudhës. Kjo ecuri tregon rritje të aftësisë së bankave për të rikuperuar kreditë me probleme.Ndërsa norma e dështimit, që tregon shpejtësinë...