Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Katic është si “rrufe”, i shpëton jetën sulmuesit në fushë pas përplasjes së tmerrshme me Karius (video)
Nikola Katić u bë hero në ndeshjen mes Schalke 04 dhe Arminia në Bundesliga 2, duke i shpëtuar jetën kundërshtarit Joel Grodowski pas një përplasjeje të ashpër me portierin Loris Karius. Ish-portieri i Liverpool-it, gjatë një daljeje, goditi aksidentalisht me grusht sulmuesin, i cili humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Në ato momente paniku, Katić reagoi menjëherë, e ktheu Grodowskin në anë dhe i liroi rrugët e frymëmarrjes, duke parandaluar mbytjen. Futbollisti u përmend shpejt dhe u zëvendësua sipas protokollit për goditje në kokë. Para se të largohej nag fusha, përqafoi me emocion Katić, por edhe portierin Karius. Klubi i Arminias njoftoi: “Grodowski është mirë, falë reagimit të menjëhershëm të disa lojtarëve. Katić meriton falënderime dhe respekt”. Mbrojtësi 28-vjeçar tha: “Reagova instinktivisht, shëndeti vjen para...