Binaj foto me Ramën e Veliajn, Blushi: S’kemi komplekse fare ne! Ku do gjenim kandidat më të mirë?!

Binaj foto me Ramën e Veliajn, Blushi: S’kemi komplekse fare ne! Ku do gjenim kandidat më të mirë?!

Partia e Lirisë e mbështet kandidaturën e Florjan Binajt, të propozuar nga Sali Berisha për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, tha se Binaj si kandidaturë është “ilaçi” më i mirë i shërimit të Tiranës nga korrupsioni. Ai deklaroi se kandidatja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, do të marrë një rezultat zhgënjyes në kryeqytet. “Partia e Lirisë e mbështet qartësisht këtë kandidaturë. Është një kandidaturë që në vlerësimin tonë është ilaçi më i mirë i shërimit të Tiranës nga korrupsioni dhe inkriminimi përballë një kandidature të kthyer në simbol, jo vetëm të korrupsionit galopant, por një kandidat që mund të jetë jo kandidate...