Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfshihet nga flakët një automjet/ Ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme te tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në Vlorë. Automjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse duke bërë që automjeti të mos digjej plotësisht. Sipas infornacioneve të para, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në mjet.