Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekzekutimi i gjyqtarit brenda sallës/ Detektori sinjalioi armën e autorit, por punonjësi i sigurisë qëndroi i ulur në karrige dhe lejoi kalimin, zbardhet mekanizmi i vrasjes
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në institucionet e drejtësisë. Policia ka zbardhur plotësisht mekanizmin e krimit, duke arrestuar tre persona të përfshirë në këtë akt të rëndë: autorin e dyshuar Elvis Shkambi, xhaxhain e tij dhe një punonjës sigurie që kishte neglizhuar detyrë. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes. Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K. Më datë...