Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet xhaxhai i autorit dhe punonjësi i sigurisë

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Gjon Shkambi u arrestua për ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa punonjësi i sigurisë për ‘shpërdorim detyre’. Ky i fundit kishte gjashtë muaj që kishte nisur punë tek detektori. Sakaq, burime për Anila Hoxhën thonë se Astrit Kalaja ka qenë gjyqtari i vetëm në proces dhe këtë e provon procesverbali. Dy gjyqtarët e tjerë kanë qenë duke dalë sa kanë mbaruar gjyqin. Kamerat e sigurese tregojnë se sa u shpall vendimi, dy gjyqtarët e tjerë u larguan nga salla e...