Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FOTOLAJM/ Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Flamuri ulet në gjysmështizë
Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, një heshtje ka ‘mbuluar’ Gjykatën e Apelit në Tiranë. Në fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shihet gjykata bosh, si dhe flamuri i ulur në gjysmështizë. Gjyqtari 62-vjeçar Astrit Kalaja, që u qëllua për vdekje në krye të detyrës, gjatë një procesi gjyqësor brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, shërbeu për më shumë se tri dekada në sistemin e drejtësisë. Top Channel