Paralajmërimi i BB: Shqipëria dhe rajoni në ngërç zhvillimi – mungesa e rritjes cilësore po largon ëndrrën evropiane

Paralajmërimi i BB: Shqipëria dhe rajoni në ngërç zhvillimi – mungesa e rritjes cilësore po largon ëndrrën evropiane

Raporti më i fundit i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, sjell një tablo të qartë të gjendjes ekonomike në rajon, ku përfshihet edhe Shqipëria. Edhe pse treguesit makroekonomikë mbeten të qëndrueshëm – me deficit buxhetor rreth 3%  – dinamika e rritjes ekonomike është ngadalësuar në vitin 2025. Ky ngadalësim pasqyron ndikimin e inflacionit të vazhdueshëm, i cili ka zbehur fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe ka frenuar konsumin privat, ndërkohë që pasiguria globale dhe rajonale ka kufizuar investimet e reja dhe tregtinë ndërkufitare. Në këtë kontekst, Shqipëria ndodhet përballë një sfide të dyfishtë: të ruajë stabilitetin fiskal dhe monetar, por njëkohësisht të nxisë një rritje më gjithëpërfshirëse dhe me cilësi më të lartë të punësimit. Pa një rritje të produktivitetit dhe modernizim të sektorëve kryesorë –...