Fati i trishtuar i këtij futbollisti palestinez

Fati i trishtuar i këtij futbollisti palestinez

Futbollisti palestinez Hamada Mohammed Hamad, i cili humbi shumë nga të dashurit e tij në bombardimet izraelite të Gazës, thotë se ka humbur të gjitha shpresat për të ardhmen. Në një intervistë me Anadolu, Hamadi tha se babai i tij vuan nga cirroza e mëlçisë dhe është në gjendje kritike, ndërsa familja jeton në kushte të vështira dhe përballet me urinë për shkak të bllokadës izraelite të Rripit të Gazës. “Nuk ka të ardhme në Gaza. Shkatërrimi është shumë i madh, dhimbja është shumë e madhe. Dikur kishte një ligë profesionale futbolli në Gaza. Por pas pushtimit dhe gjenocidit, unë ndalova së stërvituri dhe të luaja futboll,” tha Hamad. Ky 22-vjeçar luajti profesionalisht për shtatë vjet, por humbi burimin e të ardhurave kur klubi i...