Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në krye të detyrës pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi. Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkëmbin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit. Si pasojë e plagëve të marra, gjyqtari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip e Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor. Autori ka mundur të fusë armën e zjarrit duke e fshehur në xhupin e tij, ndihmuar edhe nga fakti se detektorët kishin disa kohë që nuk funksionin në gjykatën e Apelit. Grupi i hetimit thotë se autori ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që...