Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Polici i Portokallisë dhe qeverisë/ Florjan Binaj, djali king i Ramës, njeriu i opozitës për Tiranën
Dikur e ka imituar Kryeministrin Edi Rama, e ka mbështetur publikisht, por së fundmi ka shpallur kandidaturën për një nga detyrat që ka mbajtur edhe vetë Rama në fillimet e tij: vetshpallet kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme për Tiranën. Dhe këtë të hënë ka siguruar edhe mbështetjen nga opozita, si kandidatura e pavarur për Bashkinë Tiranë. Sfida nuk nisi sot. Kandidatura e tij vjen si një vazhdimësi e protestave, të cilat i ka udhëhequr e mbështetur që prej vitit 2021. Protesta këto, kundër qeverisë Rama. Por protestat nuk kanë qenë vetëm në rrugë, ato duket se i ka mbajtur edhe mediatikisht, pas ‘thyerjes’ së marrëdhënies me Ramën, duke nisur punën si moderator në emisionin investigativ “Piranjat” transmetuar fillimisht në ABC News, e pas...