Berisha-Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

Berisha-Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, sulmoi sërish ditën e djeshme kreun e SPAK, Altin Dumani. Kësaj here, me një akuzë të re, se po fsheh dokumente krimi të dy kandidatëve për kryetar të Prokurorisë së Posaçme. “Por do të paralajmëroj shqiptarët se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do jemi. Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet……Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë. Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar. Ky ka hall, pasi e gënjeu...