Ditë e ngarkuar në Kuvend, 8 komisione parlamentare mblidhen sot për raporte e projektligje të rëndësishme

Ditë e ngarkuar në Kuvend, 8 komisione parlamentare mblidhen sot për raporte e projektligje të rëndësishme

Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do të mblidhen 8 komisione parlamentare. Në orën 09:00, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do të zhvillojë mbledhje të përbashkët me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Mbledhja do të zhvillojet për raportin vjetët të Entit Rregullator të Energjisë dhe Entit Rregullator të Ujit, për vitin 2024. Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat mblidhet sot në orën 09:30. Në rend dite është konstituimi i komisionit dhe diskutime mbi draft-kalendarin e punimeve të komisionit. Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët, duke nisur nga ora 10:00. Në rend dite të mbledhjes është raporti vjetor...