I nxori foton me McGonigal, ish-këshilltari i Trump mesazh Ramës: Tallja me presidentin do ketë pasoja!

I nxori foton me McGonigal, ish-këshilltari i Trump mesazh Ramës: Tallja me presidentin do ketë pasoja!

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, George Papadopulos, ka folur për herë të parë mbi foton e Edi Ramës me Charles McGonigal. Pas talljes që i bëri Rama presidentit, Papadopulos publikoi një foto që ishte mbajtur e fshehtë dhe i dha mesazhe të qarta kryeministrit. I ftuar në “Syri TV”, ai ka treguar edhe se pse erdhi ky reagim. “Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë. Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij. Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte...