Skënder Rusi: Unë dhe bota

Skënder Rusi: Unë dhe bota

Kjo botë nuk pyet fare për mua,Por edhe unë fare nuk pyes për të!Jetojmë bashkë dhe shpesh të zemëruar,(Fajin e ka bota e ç’ kërkoni më!?) Ajo asnjëherë nuk më bëri pyetjen,Për shirat që mbi mua ishin derdhur!Asaj s’i besohej që unë luaja me vdekjen,S’ia jepja këpucën që ia kisha gjetur! Në rrathët e syve që i kam aq të lodhur,Është krijuar një qiell i muzgët.Brenda këtij muzgu unë luftë bëj me botën,Herë fitoj, herë dal humbës! ObserverKult