Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prokurori i Përgjithshëm: Ngjarje e rëndë që cenon shtetin ligjor

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prokurori i Përgjithshëm: Ngjarje e rëndë që cenon shtetin ligjor

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Në deklaratën për mediat, Prokurori i Përgjithshëm e cilësoi këtë akt si një ngjarje shumë të rëndë, e cila përveç humbjes së jetës dhe plagosjeve, cënon thellësisht funksionimin e shtetit ligjor dhe integritetin e sistemit të drejtësisë. Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit Kalaja, ndërsa u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe shoqërisë që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e garantimit të sigurisë së magjistratëve në çdo aspekt. Po ashtu, Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës...