Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja në Gjykatën e Apelit, autori hyri me armë në sallën e gjyqit, detektori metalik jashtë funksioni prej një muaji
Zbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i krimit, Elvis Shkambi, ka hyrë në ambientet e gjykatës i armatosur, pa u pikasur nga kontrolli i sigurisë. Detektori metalik që duhej të zbulonte armët, ka qenë jashtë funksioni prej më shumë se një muaji, fakt që ishte i njohur edhe për publikun dhe personelin e gjykatës. Për pasojë, kontrolli i vizitorëve kryhej vetëm fizikisht nga dy oficerë sigurie, të cilët duket se nuk kanë arritur të konstatojnë armën që mbante me vete 30-vjeçari. Megjithatë, rrethanat se si arriti autori të fuste armën brenda në...