Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E nis gjyqin 50 vjeç dhe e mbaron 80 vjeç”, ish-prokurori: Pronën e merr kur shkon te varri
Ish-prokurori Ervin Karanxha komentoi në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN situatën e drejtësisë dhe problematikën e ligjit për kthimin e pronave të ish-pronarëve, në kontekstin e ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Karanxha e cilësoi si turp dhe padrejtësi të madhe mënyrën si funksionon procesi gjyqësor për pronat: “Është turp i madh që ligji për kthimin e pronave të ish-pronarëve është bërë kundër pronarit. Ka qenë gjithmonë tendenca që pronari të mos marrë tokën e tij. Sot po ndodh pikërisht ajo që ishte parashikuar: e nis një gjyq kur je 50 vjeç dhe e mbaron 80 vjeç. Pronën e merr tek varri”, tha Karanxha. Ai shtoi se procesi i gjatë dhe burokratik i gjykatave bën që shumica e...