Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A duhet të nxjerrë opozita kandidat jashtë PD? Sondazhi: 40.3 për qind e votuesve mendojnë PO
Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me cështje që shqetësojnë shqiptarët. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Sondazhit iu nënshtruan 1203 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%. Pyetjes se ‘A duhet të nxjerrë opozita kandidat jashtë PD?’, shqiptarët janë përgjigjur po në masën 40.3 për qind, 18.5 për qind e tyre mendojnë se jo. Sakaq, elektorati gri ‘I dyjzuar’ është në masën e 41.2 për qind.