Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘PD po sjell humor me kandidatin’/ Lami: Demokratët nuk futen në zgjedhje të fitojnë
Analisti Roland Lami komentoi zhvillimet e fundit në sferën politike, përpara garës së 9 nëntorit për drejtimin e 6 bashkive. Lami tha se PD futet e qetë në këto zgjedhje për të mbajtur të palëkundur pozicionin e dytë, atë të opozitës. Sipas Lamit, i vetmi që ka një ankth pozitiv në këtë fushatë dhe që e ka marrë seriozisht procesin është Arlind Qori, i cili njëkohësisht synon rritjen politike. “Ata vetë nuk e kanë marrë seriozisht. PD për herë të dytë nuk futet në zgjedhje të fitoj, hera e parë ishte 11 maji me listën e kompozuar. Edhe në këto zgjedhje që ka bërë shumë protesta dhe duhet të shfrytëzonte rastin për të zëvendësuar me një kandidat të denjë, ka menduar që edhe aty do...