‘Florjan Binaj kandidat’/ Alimehmeti-Shehajt: Të bashkojë forcat me opozitën, për t’i ndërruar faqen Tiranës

‘Florjan Binaj kandidat’/ Alimehmeti-Shehajt: Të bashkojë forcat me opozitën, për t’i ndërruar faqen Tiranës

Ilir Alimehmeti, një prej anëtarëve të grupit negociator të PD-së për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë Tiranë, i ka bërë një ftesë publike drejtuesit të partisë Mundësia, Agron Shehajt, për t’ju bashkuar kandidatit të opozitës së bashkuar, Florjan Binaj. ‘E ftojmë z. Shehaj dhe Partinë Mundësia të bashkojë forcat e saj me grupin opozitar në mbështetje të kandidaturës së z. Binaj për t'i ndërruar faqen Tiranës dhe për të ndryshuar modelin e abuzimit dhe arrogancës së treguar ndaj saj nga kandidatët për qeli të pushtetarëve’, shkruan Alimehmeti në Facebook. Postimi i plotë: Drejtuar të nderuarve qytetarë dhe z. Shehaj: 1. Partia Demokratike ka qenë krejtësisht e hapur dhe ka respektuar çdonjë prej parimeve përzgjedhëse të kandidaturave që u diskutuan me forcat aleate dhe opozitare, madje...