Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallë/ Mediat ndërkombëtare jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallë/ Mediat ndërkombëtare jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Tragjedia e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, duke tronditur opinionin publik përtej kufijve të Shqipërisë. Nga media si The Guardian, Al Arabiya, Washington Post, e deri te dhjetëra media të tjera me ndikim ndërkombëtar, lajmi i krimit të rëndë është raportuar si një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë, madje edhe në kontekst ndërkombëtar. “Gjyqtari qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit në Shqipëri, ndërsa personi i armatosur arrestohet pasi u arratis,” raportojnë disa prej mediave amerikane. Ndërkohë, media britanike The Guardian shkruan: “Gjyqtari i vrarë në të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri. Burri hap zjarr në gjykatën e Tiranës, duke vrarë gjyqtarin...